Across
- 3. Një mjedis i integruar zhvillimi i bazuar në JAVA
- 5. Adresë,që specifikon vendin e një skedari në rrjet
- 7. Lloj variable që ruan vetëm vlera si True(1) ose False(0)
- 10. Gjuhë programimi i nivelit të lartë që përdoret për shkrimin e faqeve web
- 12. Njësia më e vogël e matjes së informacionit
- 13. Gjuhë programimi,që përdoret për krijimin e faqeve web
- 14. Ruajtja e kopjes elektronike të informacionit
- 16. Gjuhë programimi e nivelit të lartë
- 17. Faqe interneti
- 19. Mënyra grafike e paraqitjes së hapave të algoritmit
- 21. Lloj variable që ruan numra me shifra pas presjes dhjetor
- 22. Topologjia tregon formën dhe strukturën fizike të rrjetit
- 26. Software për publikimin dhe menaxhimin e faqeve web
- 28. Pjesa e tekstit që tregon link-et,ku lidhet teksti me faqe të tjera
- 29. Faqja kryesore
- 32. Shkenca,që studion metodat për kodimin dhe transmetimin e informacioneve
- 34. Pajisje që shkëmben informacion
- 35. Kompjuteri që është i lidhur me serverin në një rrjet
- 36. Gjuhë programimi e nivelit të lartë e orientuar në objekt
- 37. Kujtesë e ruajtjes së përkohshme
- 38. Komunikim pa tela
Down
- 1. Procedura e llogaritjeve hap pas hapi për zgjidhjen e një problemi
- 2. Emri që identifikon faqen web
- 4. Program kompjuterik,që kryen përpunim specifik të informacionit
- 6. Kompjuter i projektuar për përdorim individual në një rrjet
- 8. Një listë komandash,që zbatohen pa ndërveprimin e përdoruesit
- 9. Një zonë në memorie,që shërben për të ruajtur të dhënat
- 11. Kujtesë që lejon vetëm të lexosh
- 12. Lloj komunikimi jo kabllor
- 15. Kod programi,që konverton kodin e përdorur nga kompjuteri para se programi të mund të përdoret
- 16. Bashkësi udhëzimesh të shkruara për zgjidhjen e një problemi
- 18. Procesi i shënimit të udhëzimeve të një programi
- 20. Program që mundëson krijimin e imazheve dhe animacioneve në web
- 23. Sistem i sigurisë në rrjet bazuar në hardware ose software,që përdor rregulla për të kontrolluar trafikun e rrjeteve hyrëse dhe dalëse
- 24. Program mbrojtës nga viruset
- 25. Informacioni që ndodhet në krye të faqes së dokumentit
- 27. Aplikacion i vogël,i dedikuar për t'u përdorur në internet
- 30. Pajisje kompjuterike e rrjeteve,që kalon informacioni ndërmjet kompjuterave
- 31. Kompjuter i fuqishëm që administron burimet e rrjetit kompjuterik
- 33. Protokolli i transferimit të skedarëve
- 38. Sistem faqesh të ndërlidhura